Deco: Nuk duhet të fiksohemi pas një ‘9’, PSG fitoi Champions-in pa sulmues tipik

9 Tetor 2025
7:56
Alfred Lleshi
back button

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shuar zërat për afrimin e një qendërsulmuesi të ri, mes spekulimeve mbi Erling Haaland. Në një intervistë për “Catalunya Ràdio”, ai tha: “Nuk duhet të obsesionohemi me kërkimin e një ‘9’, sepse mund të gabojmë. Ndoshta mund të luajmë edhe pa të. Nuk është momenti të flasim për blerje, Ferran Torres mund të luajë si qendërsulmues”.

Sa i përket të tashmes, ai shtoi: “Robert Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit, ka shënuar mbi 40 gola dhe na ka ndihmuar shumë, por tani duhet të fokusohemi te rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar”.

Deco solli si shembull PSG-në, kampione e Europës, që fitoi Champions League “pa një sulmues tipik”. Ai theksoi se skuadra aktuale e Barçës “është e nivelit më të lartë dhe duhet përmirësuar me qetësi, jo me nxitim në merkato”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit