Neuer i mbyll gojën Ter Stegenit, deklarata e tij është e fortë

15 Shtator 2019
11:51
Eraldo Harlicaj
back button

Gjermania ka një çështje të nxehtë për portën. Trajneri Joachim Low zgjedh si titullar kapitenin e Bayern Munchen-it Manuel Neuer, ndërsa nuk është aspak i kënaqur me këtë vendim Marc-Andre Ter Stegen. Portieri i Barcelonës e ka deklaruar hapur se dëshiron të luajë si titullar dhe e meriton diçka të tillë.

Neuer ka reaguar në lidhje me këto deklarata dhe ka thënë se nuk i bëjnë aspak mirë grupit. “Jam një lojtar skuadre dhe mendoj për të mirën e grupit. Nuk e di nëse deklarata të tilla janë të mira për ekipin, sidomos kur flitet për pozicionin tonë. 

“Nuk është hera e parë që Ter Stegen thotë gjëra të tilla. Jam i kënaqur me lojën time dhe përgjegjësitë që kam, nuk mund të them më shumë. E kuptoj që kush nuk luan nuk është i kënaqur, por më e rëndësishme është që skuadra të ketë suksese dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Jam kapiten dhe gjithmonë flas drejtë, para kupës së botës në Rusi e kam falenderuar atë për sjelljen e tij”, – tha kapiteni i Gjermanisë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit