Dembelè i rilindur zbulon prioritetin e tij: Tani dua Champions, më pas vijnë edhe trofetë e tjerë

10 Prill 2025
9:25
Telesport
back button

Ousmane Dembélé është tërësisht i transformuar këtë sezon dhe po shkëlqen, duke qenë në qendër të vëmendjes te PSG. Pas një viti të parë zhgënjyes në kryeqytetin francez, anësori ka ndryshuar marsh falë besimit të trajnerit Luis Enrique.

Ai e ka vendosur në një pozicion më qendror, duke rritur cilësitë e tij dhe rezultatet kanë qenë të shkëlqyera Një ortek golash këtë sezon: 21 gola në Ligue 1, që e vendos atë në krye të listës së golashënuesve.

Tifozët në “Parc des Princes” tashmë janë të dashuruar me talentin e rizbuluar, i cili duket se ka gjetur ekuilibrin mendor dhe teknik. Sot Dembélé është një finalizues i kthjellët, i aftë për të shënuar gola vendimtarë dhe spektakolar.

Kjo e bën Dembele kandidat për Topin e Artë, për të cilin ai thotë: “Nuk jam i fiksuar pas këtij trofeu. Prioriteti i tij është Champions League. Topi i Artë dhe çdo gjë tjetër mund të vijë më vonë, por kjo nuk përfaqëson presion për mua.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit