Dëmtim i “minutës së fundit”, Argjentina ndryshon një lojtar në listën e Botërorit

12 Qershor 2026
9:06
Telesport
back button

Trajneri Lionel Scaloni ka bërë një ndryshim të minutës së fundit në skuadrën e Argjentinës që do të luajë për të mbrojtur titullin kampion në Kupën e Botës 2026, që nisi dje në Meksikë.

Qendërmbrojtësi Leonardo Balerdi, që luan me Olimpik Marsejë në Francë, ka pësuar një dëmtim muskulor dhe është detyruar të ngrejë “flamurin e bardhë”. Ai është larguar nga kampi stërvitor i Argjentinës.

Në vend të tij është thirrur lojtari i sapoblerë nga Tottenham, Marcos Senesi (sezonin e fundit luajti me Bournemouth). Një dëmtim që ka prishur disi planet e trajnerit Scaloni, por që ka patur kohë për të modifikuar listën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit