New York korri sot fitoren e shtatë radhazi, duke mundur 121-116 New Orleans dhe mbetet në garë për vendin e dytë në Lindje. Jalen Brunson ishte ai që bëri diferencën në fushë për vendasit, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për nju-jorkezët.
Fitore në frymën e fundit korri edhe Denver, që mundi 125-123 Phoenix jashtë fushe, në një duel të fortë. Tjetër ndeshje e mirë e Nikola Jokic, me një “triple double” (23 pikë, 17 rebound, 17 asist), ndërsa 22 pikët e Booker për vendasit mbetën për statistikë.
Charlotte arriti një fitore të thellë 134-90 ndaj Sacramento dhe qëndron në zonën play in. Coby White me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë. Fiton edhe ekipi i Cleveland, që falë 42 pikëve të Donovan Mitchell mundi 136-131 Orlando, duke siguruar fazën play off.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Sacramento, 134-90
New York – New Orleans, 121-116
Cleveland – Orlando, 136-131
Phoenix – Denver, 123-125







