Deschamps i hap derën pasardhësit të tij te Franca: Kjo është e vërteta

24 Janar 2021
9:44
Denis Hakanaj
back button

Pas disa zërave në lidhje me pozicionin e tij te Real Madrid, për Zidane është rihapur rruga që çon te kombëtarja franceze. Por, këtë herë, është më shumë se një zë.

Në fakt, për këtë ka folur hapur trajneri aktual i Gjelave, Didier Deschamps, për RMC Sport.

Duke iu përgjigjur pyetjes direkte mbi mundësinë që Zidane të jetë pasardhësi i tij si trajner i Francës, Deschamps ka qenë i qartë:

“Po, e di se të gjithë do të flasin për këtë tani, por është e vërteta. Nga momenti që ai ka vendosur të bëhet trajner, dhe nga momenti që është bërë trajner i një klubi, ekziston kjo mundësi”.

“Ai si ish-futbollistët e tjerë që tani janë trajnerë. Për të, ndoshta, flitet më shumë sepse Zizou është Zizou”.

“Nëse kemi folur kohët e fundit? Kemi këmbyer ndonjë mesazh, kjo dihet. Nëse do ta drejtoj kombëtaren drejt Botërorit të 2022? Për momentin mendoj për Europianin. Nuk ia bëj vetes tani këtë pyetje, por gjithçka është e mundur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit