Dëshira e madhe e Bayern është ylli i PSG-së, bavarezët gati të japin 100 milionë euro

27 Mars 2025
17:50
Telesport
back button

Pas rinovimit me Alphonso Davies, Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich, Bayern ka nisur nga puna për përforcimet që ka në mendje për të bërë gjatë merkatos së verës. Dëshira e madhe e bavarezëve është Bradley Barcola, sulmuesi anësor i PSG-së.

22-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal në krah i Kinglsey Koman, që me siguri po luan sezonin e fundit me bavarezët dhe do të largohet në verë. Bradley Barcola pëlqehet shumë nga Vincent Kompany, trajneri belg ka qenë enkas në stadium në “klasiken” e Francës mes PSG-së dhe Marseille, pikërisht për të ndjekur nga afër përformancën e 22-vjeçarit.

Barcola është një lojtar kyç për Luis Enrique-n, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 12 asiste këtë sezon. Duket e vështirë që PSG të heq dorë prej tij, por Bayern është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro për yllin e ri francez. Ditët në vijim pritet të ketë kontakte mes dy ekipeve dhe mbetet për t’u parë si do shkojnë bisedimet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit