Manchester City e mbylli vitin 2025 me fitore, duke triumfuar 1-2 në transfertën e vështirë ndaj Nottingham Forest. Për “Qytetarët” shënuan Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki.
Në përfundim të ndeshjes, të gjithë lojtarët e Man. City hoqën fanellat që mbanin veshur dhe ia dhuruan ato tifozëve të tyre që i kishin mbështetur në këtë transfertë. Një gjest shumë i bukur.
Kujtojmë se Manchester City renditet në vendin e dytë pas 18 javësh në Premier League, me dy pikë më pak se Arsenal i vendit të parë. SHIKOVIDEON







