Dimarco: Ky Inter është nënvlerësuar, por ne ecim në rrugën tonë

10 Nëntor 2025
9:42
Telesport
back button

Inter kryeson renditjen e Serie A bashkë me Romën pas ndeshjeve të fundit. Skuadra zikaltër arriti të mposhtën 2-0 Lazio në “San Siro”, ku mes protagonistëve ishte edhe Federico Dimarco, që dha asist e golit të dytë.

Duke pasur parasysh rezultatet e arritura fundjavën e kaluar ishte e rëndësishme të fitonim dhe ia dolëm mbanë, pasi nuk ishte e lehtë. Nuk e di nëse ky Inter është nënvlerësuar, por ne jemi të përqendruar në punën e fortë”, tha Dimarco.

Më tej, anësori i Inter shtoi: “Vendi i parë tani nuk ka rëndësi, ka ende shumë rrugë për të bërë. Unë jam i kënaqur që ndihmova skuadrën në këtë përballje delikate, pasi ndaj Lazio duhej kujdes dhe jemi të lumtur për 3 pikët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit