Dinamo triumfon në Durrës dhe merr frenat e Superligës, Partizani mposht Skënderbeun

21 Shkurt 2026
19:47
Telesport
back button

Janë luajtur tri nga katër ndeshjet e raundit të 11-të të Superligës në volejboll për femra, javë që mbyllet me sfidën Pogradeci-Vllaznia, e shtyrë për shkak të bllokimit të rrugës.

Dinamo bëri detyrën, duke triumfuar 3-0 në Durrës ndaj Teutës (25-21, 25-18, 25-22). Një ndeshje në përgjithësi me rivalitet, por vajzat kryeqytetase u treguan më të sakta në momentet vendimtare dhe e merituan fitoren.

Po 3-0 fitoi edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi Korabin e vendit të fundit dhe ende pa asnjë pikë këtë sezon (25-16, 25-15, 25-16). Bardheblutë konsolidojnë vendin e tretë në renditje dhe mbajnë hapin e dyshes kryesuese.

Surprizon Partizani, që në fushën e tij mundi 3-0 Skënderbeun (29-27, 25-22, 25-22) dhe shpreson për një vend në katërshe. Një ndeshje me rivalitet në të trija setet, por korcaret bënë shumë gabime, ndërsa Partizani ishte më i kujdesshëm.

Superliga-Femra, java e 11-të

Teuta – Dinamo, 0-3

Tirana – Korabi, 3-0

Partizani – Skënderbeu, 3-0

Pogradeci – Vllaznia, e shtyrë

Renditja: Dinamo 30 pikë, Pogradeci 27 pikë, Tirana 27 pikë, Skënderbeu 17 pikë, Partizani 13 pikë, Vllaznia 8 pikë, Teuta 7 pikë, Korabi 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit