“Ditë speciale për njerëzit këtu dhe mua”, Kosova prezanton trajnerin e ri: “Ja cili është qëllimi im”

17 Shkurt 2024
15:53
Telesport
back button

Franko Foda është trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës, me teknikun gjerman që u prezantua në krye të “Dardanëve”, duke firmosur dhe një kontratë 2-vjeçare.

57-vjeçari u shpreh i lumtur për këtë aventurë të re në krye të Kosovës dhe se objektivat janë një kualifikim historik në një kompeticion madhor.

“Është ditë speciale për njerëzit këtu në Kosovë, edhe për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po shikoj përpara për sfidën e re dhe jam optimist se do të jemi të suksesshëm bashkërisht.

“Jam i bindur se bashkë me njerëzit, bashkë me Federatën do t’ia dalë. Qëllimi im është të hy sa më shpejt në rrjedhje të ekipit.

“Po përgatitemi për ndeshjet e marsit. Pas këtyre ndeshjeve, do të kërkojmë kundërshtar më të përshtatshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit