Fayza Lamari, nëna dhe agjentja e Kylian Mbappé, zbuloi disa detaje rreth transferimit të tij nga PSG te Real Madridi, verën e kaluar. “Kur donte të largohej nga Parisi, e paralajmërova se PSG do ta fitonte Champions-in para Real Madridit. Ai e dinte, por donte t’ia fillonte nga e para”, – tha Lamari për “L’Equipe”.
Mbappé realizoi ëndrrën e fëmijërisë duke shkuar në Madrid: “Më kujtohet reagimi i tij kur takoi Zidane si fëmijë. Ishte magjepsur, nuk donte më të lante fanellën, sepse ia kishte prekur Zidane. Kur mbërriti te Real Madridi, ndjeva të njëjtën emocion”.
Mbi adhurimin për Cristiano Ronaldon: “Kur CR7 u transferua te Real Madridi, Kylian filloi të ndihej portugez. Shikonte ndeshjet e tij tek shtëpia e një shoku dhe ishte i dashuruar me të”. Lamari pranon se kritikat e tifozëve e prekin: “Kur e fishkëllejnë, ndjehem sikur e humb djalin tim. Më duket sikur iu përket të gjithëve, përveç meje”.







