Dje rinovoi kontratën, sot “feston” me gol. Arsenal mjaftohet me një gol në pjesën e parë ndaj Wolves (video)

18 Shkurt 2026
21:45
Telesport
back button

Edhe pse është mbrëmje Champions League, Arsenal po luan në transfertë ndaj Wolves, për javën e 27-të në Premier League. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për londinezët, të cilët gjetën golin që në minutën e 5-të, ku pas një krosimi të Declan Rice, ishte Bukayo Saka që dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Sulmuesi 24-vjeçar rigjen golin pas 16 ndeshjesh thatësirë. Ditën e djeshme Saka rinovoi zyrtarisht me Arsenalin deri në vitin 2031, sot e “feston” me gol.

Duke qenë se Wolves tashmë dihet që do të luajë në Championship për sezonin e ardhshëm, Arsenal e ka kusht të panegociueshëm fitoren sot.

SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit