Sot në 18:00 me orën tonë, zhvillohet ndeshja e dytë për Kupën e Botës për Klube, mes Bayern Munich dhe zelandezëve të Auckland City. Sigurisht që bavarezët janë super favorit për sfidën e sotme, duke ditur që kanë një kundërshtar modest përballë, që përbehet nga lojtarë gjysmë-profesionist, pasi një pjesë e tyre bëjnë dhe punë të tjera përveçse luajnë futboll.
Paul Posa, trajneri i përkohëshëm i Auckland City, në konferencën për shtyp para ndeshjes është shprehur se ekipi i tij vjen me disa mungesa sot, pasi disa lojtarë nuk kanë arritur dot të marrin leje te punëdhënësit e tyre.
“Përveç se luajnë futboll, thuajse të gjithë lojtarët tanë punojnë në fusha të ndryshme dhe disa prej tyre e kanë pasur të pamundur për të marrë leje te punëdhënësit e tyre. Nuk kemi pasur fat gjatë shortit duke parë kundërshtarët tanë si Bayern, Boca Juniors dhe Benfica, por do mundohemi t’i krijojmë sa më shumë probleme kundërshtarëve tanë”, tha Sosa.
Vetë Paul Posa do drejtojë përkohësisht Auckland City, pasi trajneri i parë dhe i përhershëm është Albert Riera, i cili nuk ka udhëtuar dot me ekipin në SHBA për arsye familjare.







