“Do ta bëj Khabib të derdhë gjak në kafaz”

24 Shtator 2020
10:55
Telesport
back button

Justin Gaethje, kampioni i përkohshëm i botës në peshën e lehtë, mendon se mund të mposhtë kampionin e këtij Divizioni, rusin Khabib Nurmagomedov. Dy sportistët do të duelojnë mes tyre më 24 tetor, në eventin UFC-254, që zhvillohet në “Fight Island” në Abu Dhabi.

Stili i tij të luftimit nuk është nga ato që ai kërkon të gjakosë rivalin apo diçka të tillë. Atij nuk i ka shkuar kurrë në mendje se do të shohë një ditë në kafaz gjakun e tij. Nuk mendoj se është i çmendur aq sa unë, por jam i sigurt që në këtë duel do të çmendet fare”, tha Gaethje.

E di që në kafaz do të shoh gjakun e tij, dua që ai të shohë gjakun e tij, dua të shoh reagimin e tij”, u shpreh Justin Gaethje, 22 fitore e 2 humbje në kafaz. Ndërsa Khabib Nurmagomedov është i pamposhtur në artet marciale mikse (28 fitore radhazi).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit