“Do ta kenë shumë të vështirë për të na mundur, jemi pretendentë në Europian”

14 Qershor 2024
10:04
Telesport
back button

Mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt, paralajmëron ekipet pretendente në Euro 2024 se kombëtarja e tij do të jetë një “kockë e fortë” për të gjithë. “Jemi një ekip i vështirë për t’u mundur”, tha mbrojtësi i Bayern Munich.

Holanda është në Grupin D bashkë me Francën, Poloninë dhe Austrinë, një grup i fortë. Të dielën, “tulipanët” do të luajnë ndaj Polonisë ndeshjen e parë në grup.

Kemi shumë lojtarë që luajnë në ekipet më të mëdha në Europë dhe pak lojtarë që luajnë në Holandë. Kjo flet vetë për nivelin që ka ekipi ynë. Mendoj se jemi të vështirë për t’u mundur”, tha më tej De Ligt.

Fakti që nuk kemi yje është i rëndësishëm, pasi do të jetë kolektiviteti forca jonë më e madhe. Kjo do të jetë një avantazh për ne. Po argëtohemi si grup dhe të gjithë shkojmë shumë mirë mes nesh”, u shpreh Matthijs de Ligt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit