Dominon në Moto 2 e Moto 3, skuadra e Rossi gati për debutimin në MotoGP

23 Shtator 2020
10:10
Telesport
back button

Në garat e MotoGP mjaft pilotë të rinj italianë po bëjnë një paraqitje të mirë, si Franco Morbidelli e Francesco Bagnaia. Të dy pilotë që kanë dalë nga Akademia VR46 e pilotit italian Valentino Rossi. Ndërkohë që, aktualisht, janë disa pilotë të tjerë të rinj që po paraqiten mirë me këtë skuadër, si Celestino Vietti dhe Marco Bezzecchi.

Aktualisht, skuadra e krijuar nga Rossi, SKY Racing Team VR46, po bën paraqitje të mirë në kampionatin e Moto 2 dhe Moto 3, teksa pilotët e saj kryesojnë renditjet përkatëse. Kjo situatë ka bërë që Rossi të mendojë kalimin e skuadrës së tij në MotoGP edhe pse end enuk ka një gjë konkrete.

Do të ishte diçka shumë e bukur të kisha një ekip në MotoGP. Për momentin, Moto 2 dhe Moto 3 janë të të përshtatshme për ne, pasi MotoGP është një dimension tjetër. Buxheti është më i madh, investimi gjithashtu, ndaj duhet bërë një arsyetim i mirë para se të vendosim. Edhe vitin tjetër do të qëndrojmë kështu siç jemi, por ideja është e bukur”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit