Dramë e vërtetë në “Metropolitano”! Reali shkon në çerekfinale falë… “ruletës ruse” (video)

12 Mars 2025
23:45
Telesport
back button

Ashtu siç dhe pritej, derbi i Madridit mes Atletico-s dhe Real-it, për ndeshjen e kthimit në Champions League, na dhuroi emocione të forta dhe një përballje “dhëmbë për dhëmbë” deri në sekondën e fundit.

“Colchoneros” e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar gol që në sekondën e 28-të me Gallagher. Minutat në vazhdim sollën shumë raste për të dyja skuadrat.

Në minutën e 70-të, Real Madrid humb shansin e artë për të barazuar shifrat. Pas një topi të bukur të marrë nga Bellingham, Mbappe kalon në mënyre gjeniale mbrojtësit kundërshtarë dhe pengohet brenda zonës nga Lenglet.

Askush nuk ka dyshime, arbitri akordon penallti për Realin dhe karton të verdhë për mbrojtësin francez të Aletico-s. Topin e merr Vinicius Junior, braziliani godet penalltinë më të dobët në karrierën e tij duke e nxjerrë topin jashtë. Koha e rregullt mbyllet përfundimisht 1-0 për Atletico-n.

Ndeshja shkon në kohën shtesë prej 30 minutash ku as aty nuk ndryshoi rezultati. Ekipet i drejtohen “ruletës ruse”, aty ku lojtarët e Real-it u treguan më të saktë.

SHIKOGOLATDHEPENALLTINE

Lajme të tjera

Lajmet e fundit