Drejt titullit të Superiores / Hidhet shorti, përcaktohen çiftet gjysmëfinale të “Final Four”

13 Maj 2024
12:26
Alfred Lleshi
back button

U hodh shorti i gjysmëfinaleve të “final four”, në bazë të skemës së re të Superiores, ku 36 javëve kampionat do t’i shtohjet edhe ky lloj “play pff”-i për të shpallur ekipin kampion të Shqipërisë. Kështu, katër skuadrat e para të renditjes në fund të skemës së zakonshme të kampionatit do të përballen mes tyre në vazhdim, me dy gjysmëfinalet e përcaktuara në shortin e sotëm, të hedhur nag FSHF-ja.

Goglat kanë përcaktuar ballafaqimet mes Egnatias dhe Vllaznisë, si dhe Partizanit e Skënderbeut. Fituesit e dy gjysmëfinaleve do të ndeshen pastaj në finalen e madhe, ku do të shpallet edhe kampioni i ri i vendit. Më 17 maj, prej orës 20:00, në Arena Kombëtare” do të luhet Partizani-Skënderbeu, ndërsa dy ditë më pas, Egnatia-Vllaznia.

Sikurse dihet, të gjitha ndeshjet e “final four” do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryqytetit,, në periudhën 17-26 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "abIssne 55n Superiore FAL Fabissnet Superiore ί Superiore GJYSMEFINALET PARTIZANI 1ម្រុហ់ 17 MAJ, 17MAJ,20:00 20:00 PARTIZANI SKENDERBEU ECHATIA TLIaa 19 MAJ. 20:00 FVL_AZNIA EGNATIA VLLAZNIA WWW.FSHF.ORG"

SI FUNKSIONON “FINAL FOUR”

Ekipet pjesëmarrëse

4 vendet e para të “Abissnet Superiore” në përfundim të kampionatit të rregullt.

Shorti

Ekipet ndahen në dy vazo, vazo 1 (vendi i parë dhe i dytë), vazo 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.

Gjysmëfinalet

Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë (gjatë 36 javëve kampionat).

Finalet

Ekipet e kualifikuara nga gjysmefinalet luajnë për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse për vendin e tretë.

FOTO/ Katër trajnerët e skuadrave të “Final 4”

ÇFARË PËRFITOJNË KLUBET SPORTIVISHT

Vendi i parë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Champions League

Vendi i dytë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League

Vendi i tretë në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League

Vendi i katërt në FINAL 4: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League nëse Kupa e Shqipërisë fitohet nga një prej tre ekipeve të para në Final 4

Lajme të tjera

Lajmet e fundit