“Dua ta mbyll aventurën te Yamaha me një fitore apo podium”

18 Nëntor 2020
14:22
Telesport
back button

Valentino Rossi do të zhvillojë në pistën portugeze të Portimao garën e fundit me Yamaha. Sezonin tjetër, piloti italian, ikona e MotoGP, do të garojë me Yamaha Petronas. “Kjo është një pistë fantastike dhe këto motori ynë përshtatet mjaft mirë. Një pistë që e ndihmon Yamaha”, tha Rossi.

Mezi pres të garoj këtu, pasi është një garë speciale për mua. Është e fundit me Yamaha dhe dua ta mbyll mirë. Kjo është një pistë që pak e njohim, ndaj shpresoj të më sjellë fat. Dua ta mbyll mirë aventurën te Yamaha, me një podium apo fitore. Do të ishte mënyra më e mirë për të thënë faleminderit”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit