“Duam Botërorin”, Tite: Po bëj atë që donin nëna dhe babai im

20 Qershor 2022
15:23
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Brazilit, Tite, ka dhënë një intervistë të gjatë për The Guardian në pritje të Kupës së Botës që do të zhvillohet në fundin e këtij viti në Katar.

OBJEKTIVI – Tite ka qenë i qartë në lidhje me ambiciet e Brazilit: “Jemi kualifikuar në Botëror dhe tani duam të arrijmë në finale dhe të shpallemi kampionë”, ka thënë ai.

“Nëse ndiej ankth? Presioni është dhe është i madh. Përgjegjësia për të bërë të lumtur tifozët dhe gjithë pjesa tjetër. Por duhet ta përballojmë”.

LIDER – “Nëse Neymar do të jetë lideri i skuadrës apo nëse është bërë Vinicius? Neymar. Neymar është Neymar”, ka shpjeguar trajneri.

“Diferenca është se tani drita që shkëlqen te Brazili është e përhapur edhe te lojtarë të tjerë të rinj, por ajo që bën Ney është e pabesueshme dhe i shtyn të rinjtë të shkëlqejnë. Ai e kupton dhe e ka këtë pjekuri”.

PRINDËRIT – Intervista ka patur edhe një mesazh shumë të thellë në lidhje me motivimin ekstra që ka Tite për Botërorin e ardhshëm:

“Si do të jetë Botërori pa mamanë time që u nda nga jeta në 2019-ën? Kur kemi fituar Kupën e Amerikës më ka pyetur nëse ishte më e rëndësishme se Kupa e Botës.

“I kam thënë se ishte ndryshe, por njëkohësisht shumë e rëndësishme. Jam në paqe me veten. Po bëj gjithë këtë edhe për babanë tim, që ka qenë trajneri im i parë. E di se po i bëj prindërit e mi krenarë”, ka përfunduar i mallëngjyer trajneri i Brazilit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit