Dudaev nuk ia del mbanë të kapë medaljen, eliminohet në botërorin e mundjes

19 Shtator 2022
8:36
Telesport
back button

Pas medaljes së artë të fituar nga mundësi Zelimkhan Abakarov në botërorin e mundjes (pesha 57kg), Shqipëria shpresonte për medalje edhe me mundësin tjetër rus Islam Dudaev (të dy mundësit kanë nënshtetësi shqiptare e garojnë për ngjyrat kuqezi).

Dudaev garoi në peshën 61kg dhe në sfidën eliminatore ai fitoi 5-0 ndaj kinezit Minghu Liu. Në turin e dytë, shqiptari u përball me japonezin Rei Higuchi, ku u mund 11-0 (japonezi fitoi të artën në këtë botëror në këtë peshë).

Gjithsesi, Dudavev u “ripeshkua”, duyke patur mundësi të duelojë për të artën, por në sfidën shtesë ndaj armenit Arsen Harutyunyan u mund 12-11. Për pasojë, ai u eliminua përfundimisht, pa hyrë dot në zonën e medaljeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit