Dueli mes Musk e Zuckenber në Koloseun e Romës si dy “gladiatorë”, qeveria italiane merr vendimin

2 Korrik 2023
9:59
Telesport
back button

U bënë ditë që përflitet për një duel në artet marciale mikse mes dy prej miliarderëve më të mëdhenj në botë, dy njerëzit që kontrollojnë rrjetet sociale, Marck Zuckenberg dhe Elon Musk. Së fundi, TMZ ka publikuar se kjo sfidë mund të zhvillohet në Koloseun e Romës, ashtu sikurse duelonin dikur gladiatorët e mëdhenj romake, duke shtuar se qeveria italiane ka dhënë miratimin e saj.

Një ide që është hedhur nga presidenti i UFC-së, Dana White, i gatshëm për ta organizuar këtë sfidë që do të thyente çdo rekord shikueshmërie. Gjithsesi, qeveria italiane, përmes një komunikate, ka sqaruar situatën: “Nuk ka patur asnjë kontakt formal me qeverinë italiane dhe ky lajm është i pabazuar në asnjë të vërtetë”.

Koloseu është i hapur për evente me pagesë prej kohësh, për evente të një profili të lartë dhe thuajse gjithnjë për bamirësi. Cdo kërkesë shqyrtohet nga personat Parkut Arkeologjik. Nëse Zuckenberg dhe Musk duan të zhvillojnë një sfidë te Koloseu duhet të bëjnë një duel jo të dhunshëm, por një shoë dhe një pjesë e të ardhurave të shkojnë për kontributin ekonomik të këtij monumenti kulture që është Koloseu”, thuhet më tej në komunikatë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit