Ruud Gullit i ka kërkuar Frenkie de Jong që të largohet nga Barcelona sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai beson se një kalim në Bayern Munich i përshtatet holandezit pasi ai nuk duhet të ulet në stol.
Duke folur për SPORT, Gullit deklaroi se De Jong është në kulmin e tij dhe nuk duhet ta harxhojë atë në pankinë.
Ai dëshiron që ish-lojtari i Ajaxit të largohet nga Barcelona dhe të kalojë në Bundesliga, pasi Bayern Munich do të ishte perfekt për të. Ai tha për Barca Blaugranes:
“Shpresoj që ai të gjejë një zgjidhje. Shpresoj që ai të shkojë te një klub që i përshtatet dhe të largohet nga Barça. Është koha për të kërkuar diçka tjetër. Cili klub do të ishte perfekt? Bayern.
“Bayern do të ishte perfekt për Frenkie. Do të ishte fantastik për ta. Do të doja që De Jong të luante sërish futboll.
“Ai nuk duhet të ulet në stol. Është 27 vjeç dhe në vitet e tij më të mira. Kjo situatë duhet të ndryshojë tani”.
Manchester United ka qenë i lidhur me holandezin për një kohë të gjatë, por me shkarkimin e Erik ten Hag në Old Trafford, Djajtë e Kuq mund të mos jenë më të interesuar.
Arsenali dhe Manchester City janë lidhur gjithashtu me holandezin, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur.







