Denzel Dumfries foli edhe për mikrofonët e TMW gjatë ditës së medias për finalen e Champions League kundër PSG-së.
Si po e përjeton pritjen për finalen dhe çfarë mendon për PSG-në?
Ka qenë një sezon i bukur deri tani, përpara kemi ndeshjen më të rëndësishme. Dy vite më parë nuk fituam në Stamboll, tani ka shumë emocion dhe energji. PSG është kundërshtar shumë i fortë, me lojtarë mjaft teknikë. Ne jemi Interi dhe duam ta fitojmë këtë trofe.
Interi ka pasur rënie, kur ti nuk ishe në formacion. Si ndihesh tani?
Ndjehem shumë mirë dhe jam krenar që do të luaj një tjetër finale. Ka shumë motivim brenda meje.
Çfarë ndeshje do të jetë me Hakimin, duke qenë se ke zëvendësuar pikërisht atë tek Interi? Ai tha se do të donte të merrte nga ti lojën në ajër…
Ai është shumë i shpejtë. Unë do të doja të merrja nga ai pikërisht shpejtësinë, edhe pse nuk jam i ngadalshëm (qesh).
A është ky sezoni yt më i mirë?
Po, mjaftueshëm. Ndjehem shumë mirë, për mua është një moment i veçantë, jam këtu prej katër vitesh. Dua ta përfundoj sezonin me një trofe të madh.
A mund ta vendosësh finalen me një gol?
Nuk ka rëndësi kush shënon, më e rëndësishmja është të fitojmë.
Kur erdhe para katër vitesh, a e mendoje se do arrije në këtë nivel?
Kam punuar shumë edhe nga ana mendore, sepse ka qenë e vështirë të luaj kaq shumë ndeshje. Sidoqoftë, këto ndeshje janë të veçanta.







