Pas dështimit në sezonin e fundit për t’u kualifikuar në Champions League, Juventus po nis një projekt të ri, ku sigurisht do të ketë afrime të reja, por edhe shumë largime.
Një nga dilemat e mëdha për sezonin e ri është sulmi. Bardhezinjtë ende nuk kanë gjetur sulmuesin titullar për sezonin e ardhshëm. Vlahovic nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës dhe ka vendosur të largohet. Edhe pse bardhezinjtë i kanë dërguar së fundmi një propozim të ri, por sulmuesi serb ende nuk ka kthyer përgjigje.
Dy emrat e tjerë të sulmit, Lois Openda dhe Jonathan David, të cilët ishin dështim i plotë në sezonin e tyre të parë te bardhezinjtë, janë drejt largimit. Sipas CalcioMercato.com, David dhe Openda janë drejt transferimit te Lyon.
Ndërkohë, Juventus ka piketuar sulmuesin e ri. Bardhezinjtë janë vënë pas Ricardo Pepi, sulmuesit amerikan të PSV-së, i cili shënoi 19 gola dhe dha 2 asiste në sezonin e fundit në Eredivisie.
Vlera në treg e 23-vjeçarit nëse i referohemi Transfermarkt është 30 milionë euro.







