Dy gola për dy minuta në “Santiago Bernabeu”, Saka shlyen gabimin (video)

16 Prill 2025
22:38
Telesport
back button

Pas penalltisë të humbur në pjesën e parë, Bukayo Saka shlyen gabimin dhe gjen golin në Madrid. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin me golin e tij në minutën e 64-të, pas asistit të Mikel Merino-s.

Gjithsesi kundërpërgjigja e madrilenëve erdhi për një minutë, Vinicius Junior përfiton nga një gabim i pafalshëm i mbrojtësit të Arsenalit, William Saliba dhe dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat.SHIKOGOLA

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por me shumë debate sidomos për penalltinë e anuluar për Realin.

Në minutën e 24-të, pas një krosimi në zonë, Mbappe ka një kontakt me Declan Rice dhe rrëzohet në tokë, arbitri akordon fillimisht penallti, ndërhyn VAR . Pas disa minutash pritje, dhe vendimit nga VAR që nuk ishte penallti, arbitri shikon vetë pamjet në ekran dhe vendosë të tërheq vendimin e tij të parë, loja vazhdon normalisht. SHIKOVIDEON

Në sajtin zyrtar të UEFA-s thuhet se nuk pati ndërhyrje të gabuar të Rice ndaj Mbappe, ndaj dhe për këtë arsye arbitri u tërhoq nga vendimi i tij i parë. Pozicioni ishte i rregullt, por nuk ka patur kontakt mjaftueshëm sa për të dhënë 11-metërsh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit