Newcastle ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për zonën Champions në Premier League, pasi ka mundur 2-0 në shtëpi Chelsea-n.
Fitore kjo që i ka dhënë mundësi klubit bardhezi të parakalojë Manchester City-n dhe të ngjitet në vendin e tretë me 66 pikë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.
Vetëm dy minuta u kanë mjaftuar vendasve për të gjetur golin e avantazhit me Sandro Tonali-n.
Situata është përkeqësuar në minutën e 36-të për ekipin e Maresca-s, pasi Nicolas Jackson është ndëshkuar me karton të kuq pas një goditje me bërryl ndaj Botman.
Në fundin e ndeshjes, në minutën e 91-të, vendasit kanë gjetur edhe golin e dytë me Guimaraes.
NEWCASTLE-CHELSEA GOLI I TONALIT DHE KARTONI I KUQ – VIDEO
Standings provided by Sofascore







