Dy vëllezër në një skuadër, Honda zyrtarizon pilotin e ri

19 Nëntor 2019
11:46
Telesport
back button

Pas zërave erdhi edhe zyrtarizimi: Piloti spanjoll Alex Marquez do të garojë me motorin Honda vitin 2020 në botërorin e Moto GP. Ai do të zërë vendin e spanjollit tjetër, Jorge Lorenzo, që pak ditë më parë deklaroi se do të tërhiqet përfundimisht nga garat. Alex Marquez, 23 vjeç, do të garojë kështu në të njëjtën skuadër me të vëllanë, Marc Marquez, kampion bote në këtë kategori. Kjo është hera e parë që dy vëllezër garojnë me të njëjtin motor në Moto GP. Alex Marquez këtë sezon, u shpall kampion bote në kategorinë Moto 2 dhe ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me motorin japonez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit