Flamurtari është mposhtur sot në transfertën ndaj Bylis me shifrat 2-1, e vlefshme për javën e 29-të në Abissnet Superiore. Humbja e vlonjatëve erdhi pas një penalltie të shkaktuar nga kapiteni Lorenc Trashi aps një faulli të qartë brenda në zonë ndaj kundërshtarit.
Pikërisht nga kjo penallti erdhi goli i dytë dhe i fitores për Bylis. Pas përfundimit të ndeshjes, në faqen zyrtare të Flamurtarit dhe jo vetëm, tifozët e shumtë vlonjatë akuzan kapitenin Trashi për penalltinë e shkaktuar me dashje.
Ndërkohë, pak më parë televizioni lokal i Vlorës. 6+1 Vlora TV shkruan se “Presidenti Sinan Idrizi përjashton përgjithmonë nga ekipi kapitenin Lorenc Trashi për veprim me dashje të shkaktimit të penalltisë në ndeshjen e sotme mes Bylisit dhe Flamurtarit.
Vendimi erdhi pas protestës së tifozëve pranë stadiumit “Flamurtari”, menjëherë pas mbërritjes në Vlorë.
Tifozët akuzojnë Trashin për shitje të ndeshjes”.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Flamurtarit për këtë lajm, ndaj dhe mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht.








