Mediat greke po i bëjnë jehonë ditën e sotme si lajm. Sipas tyre, një zhvillim veçanërisht interesant ka dalë në pah në lidhje me të ardhmen e Stavros Pilios në nivelin e ekipit kombëtar, pasi gjithçka tregon se mbrojtësi i majtë i AEK-ut është shumë pranë veshjes së fanellës së Shqipërisë. Anësori 25-vjeçar duket se i plotëson të gjitha kriteret për të qenë zgjedhje për trajnerin Sylvinho, me informacione që tregojnë se thirrja e tij mund të vijë së shpejti.

Arsyeja që Pilios është i kualifikuar për të marrë pjesë me ekipin përfaqësues shqiptar është fakti se prindërit e tij kanë lindur atje (janë minoritarë). Kështu, lojtari i AEK Athinës mund t’i bashkohet normalisht ekipit kombëtar shqiptar, me kushtin që ai vetë ta dëshirojë këtë dhe të kryhen procedurat e nevojshme.

Fillimisht duhet kaluar Polonia me sukses, më 26 mars. Në krahun e majtë të mbrojtjes, pozicioni natyral i Pilios, zgjedhja kryesore deri më sot ka qenë një figurë e njohur e verdhezinjve athinas. Po flasim për Mario Mitaj, ish-lojtar i AEK-ut, i cili është transferuar në Arabinë Saudite dhe mbetet titullar i qëndrueshëm i kombëtares shqiptare.
Shqipëria, vlen të përmendet, pati një ecuri të shkëlqyer në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, duke fituar vendin e dytë në grupin e saj. Tani, ekipi i Sylvinho po përgatitet për “play off”-et evropiane, përmes së cilit do të pretendojë pjesëmarrjen e parë në finalet e Kupës së Botës.
Stavros Pilios (10.12.2000) është futbollist profesionist dhe luan si mbrojtës i majtë për AEK Athina. Pilios ishte pjesë e sistemit të të rinjve të PAS Giannina para se të nënshkruante kontratën profesionale në janar 2019. Debutimin profesional e bëri ndaj Enosis Aspropyrgos në Kupën e Greqisë më 2 tetor 2019. Më 24 gusht 2021 u huazua tek Iraklis deri në verën e vitit 2022. Më 23 qershor 2023, AEK Athina njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e Pilios me kontratë 4-vjeçare.






