E BUJSHME NGA ITALIA: Pas Zhegrovës, Juventus kërkon edhe yllin tjetër të Kosovës

6 Janar 2026
16:07
Telesport
back button

Edon Zhegrova shumë shpejt mund të mos jetë futbollisti i vetëm shqiptar te Juventus. “Tuttosport” zbulon se bardhezinjtë interesohen për portierin e Kosovës, Aro Muric, i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Serie A, ku është i huazuar te Sassuolo.

27-vjeçari ka bërë deri tani një sezon fantastik, ku falë perfomancave të tij, ka fituar vëmendjen e Juventusit, por edhe ekipeve të tjera të njohura. Kartonin e Aro Muric e kanë anglezët e Ipsëich.

Duke parë pasigurinë e shfaqur vazhdimisht nga Michele Di Gregorio, Juventus ka hedhur sytë nga Aro Muric. Deri tani nuk flitet për ofertë dhe shifra ekonomike, pasi jemi ende në fazat fillestare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit