E fundit!!! Conor McGregor akuzohet për dhunë seksuale gjatë finaleve play off në NBA

16 Qershor 2023
11:57
Telesport
back button

Conor McGregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, është akuzuar për dhunë seksuale nga një grua. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur gjatë finales së katërt play off në NBA mes Miami Heat e Denver Nuggets, ndeshje e luajtur në Florida një javë më parë ku dhe irlandezi ka qenë i pranishëm.

Një grua ka akuzuar sigurinë e NBA dhe të skuadrës së Miami, se e ka ndarë nga miqtë e saj, duke e detyruar të përdorë një tualet, në të cilën McGregor e ka dhunuar seksualisht. Këtë gjë e konfirmoi avokati i gruas, identiteti is ë cilë snuk dihet. McGregor dhe avokatët e tij kanë mohuar çdo akuzë.

Gjithsesi, skuadra e Miami Heat dhe NBA kanë nisur një hetim për këtë çështje, duke u shprehur se janë në dijeni të akuzave ndaj McGregor. Sipas TMZ, që ka bërë e para publike lajmin dhe akuzat ndaj “The Notorius”, irlandezi ka dhunuar gruan në tualetin e zonës VIP të stadiumit “Kaseya Center”.

Sipas avokatit të gruas, ajo po mendon që të hedhë në gjyq edhe skuadrën e Miami Heat si dhe NBA-në, duke i akuzuar së kanë bashkëpunuar me irlandezin. Në atë ndeshje, McGregor u bë protagonist i një incidenti në fushë me maskotën e Miami, që e goditi gjatë një momenti “show”, por e dëmtoi dhe ai përfundoi në urgjencë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit