E FUNDIT: Fundi i një epoke, nënkampioni i botër tërhiqet nga kombëtarja

21 Shtator 2020
18:12
Eraldo Harlicaj
back button

Ivan Rakitic vendos që t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren kroate. Ai mbyll një kapitull të suksesshëm me ballkanasit në moshën 32-vjeçare.

Futbollisti i Sevillas i habiti të gjithë, pasi është në formë dhe mbetet një nga më të mirët e kroatëve. Rakitic u largua në verë nga Barcelona për t’u rikthyer te Sevilla dhe tani duket se po mendon të përqëndrohet vetëm te klubi spanjoll.

Ai konsiderohet pjesë e brezit të artë të Kroacisë që u shpall nënkampione bote në 2018. Ata humbën në finale me rezultatin 1-0 ndaj ekipit të “Gjelave”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit