E fundit!!! McGregor tërhiqet nga eventi UFC-303, irlandezi anullon rikthimin në kafaz

14 Qershor 2024
11:41
Telesport
back button

Pushimi gati tre-vjeçar i Conor McGregor nga UFC do të bëhet edhe më i gjatë, pasi irlandezi u tërhoq sot nga eventi UFC-303. “The Notorius” duhej të duelonte më 30 qershor ndaj amerikanit Michael Chandler, por sfida mes tyre është anulluar

Presidenti i UFC, Dana White, njoftoi tërheqjen e McGregor nga sfida, duke thënë vetëm se irlandezi kishte pësuar një lëndim. Ende nuk dihet se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, por ky event pësoi një goditje të rëndë vetëm dy javë nga zhvillimi i tij (në Las Vegas).

Kjo ishte edhe sfida kryesore e këtij eventi, që tashmë do të zëvendësohet nga revanshi për titullin e peshës së lehtë ndërmjet kampionit në fuqi Alex Pereira dhe ish-kampionit Jiri Procházka.

Kishte kohë që përflitej për një tërheqje të mundshme të McGregor, që kur ai vendosi të anullojë të gjitha konferencat për shtyp. McGregor ka dueluar për herë të fundit në UFC 264, korrik 2021, kur humbi me vendim të mjekëve trilogjinë ndaj Dustin Poirier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit