UFC-301/ Pantoja mbron titullin kampion para fansave të tij, triumfon edhe veterani Jose Aldo

5 Maj 2024
10:49
Telesport
back button

Luftëtari brazilian Alexandre Pantoja mbrojti sot titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57). Në eventin UFC-301 zhvilluar në Rio de Zhaneiro, ai mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve australianin Steve Erceg.

Një sfidë e ekuilibruar në të pestë raundet, ku të dy luftëtarët dhuruan spektakël, me grushte, bërryla e shkelma. Gjithsesi, në fund, të tri gjyqtarët i dhanë fitoren luftëtarit vendës, që triumfoi para publikut të tij (48-47, 48-47, 49-46 vendimi unanim i gjyqtarëve).

Për Pantoja ky është triumfi nr.28 në karrierë (ka edhe 5 humbje), ndërkohë që e mbron për të dytin herë këtë titull. Ndërsa për Erceg, kjo është humbja e dytë në karrierë (ka edhe 12 fitore), disfatë që vjen pas 7 vitesh nga hera e fundit.

Në kafaz u ngjit sot edhe veterani brazilian Jose Aldo, që mundi po me vendim unanim të gjyqtarëve amerikani  Jonathan Martinez (30-27, 30-27, 30-27), në një duel me tri raunde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit