Trajneri: McGregor më në formë se kurrë, mezi e pret rikthimin në kafaz pas 3 vitesh

6 Maj 2024
13:12
Telesport
back button

Tashmë është konfirmuar rikthimi i Conor McGregor në kafaz pas gati tri vitesh mungesë, për shkak dëmtimi. Irlandezi do të përballet ndaj Michael Chandler në eventin UFC-303, që zhvillohet në fund të qershorit në Las Vegas.

Njoftimi i duelit të “the notorius” ka qenë i shumëpritur për fansat e tij dhe të arteve marciale mikse. McGregor tashmë është kthyer në stërvitje në palestrën e tij “Straight Blast” në Dublin, Irlandë. Trajneri, John Kavanagh, për mediat irlandeze ka folur për gjendjen e ish-kampionit të botës.

“Ai duket super i shkëlqyeshëm. Është e vështirë të mbash nivelin e intensitetit. Edhe nëse nuk është fizik, niveli i intensitetit mendor për të qenë gjithmonë gati, duke menduar për stërvitjen, duke menduar gjithmonë për sekuencat, duke menduar gjithmonë për teknikat”, tha Kavanagh.

Kjo është diçka që Conor e ka pasur natyrshëm në gjithë karrierën e tij. Edhe pse ka pasur raste kur ai ka qenë duke filmuar, ai nuk i është ndarë stërvitjes. Nëse disa luftëtarë nuk stërviten apo shohin duele kur janë pushim, kjo gjë nuk ndodh me Conor. Ai përgatitet gjithnjë”, tha trajneri i McGregor

Ai është rikthyer në tapet aq i mprehtë si kurrë më parë. Sigurisht, ne duhet të futemi në raunde dhe të përmirësojmë kondicionimin në mënyrë që të jemi gati për konkurrencë, por teknika e tij është aq e mprehtë sa kurrë më parë”, u shpreh John Kavanagh.

Më tej, ai shtoi: “Conor ka 20 fusha të ndryshme në të cilat duhet të përqendrohet, por artet marciale do të jenë gjithmonë nr.1 për të, sepse atij i pëlqen ky sport. Është gjëja më argëtuese për të. Conor është në formë shumë të mirë, ai po stërvitet dy herë në ditë me seanca 1-2 orëshe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit