Trajneri Sylvinho ka dalë në konferencën e sotme për shtyp para sfidës ndaj Anglisë. Sylvinho ka folur për përballjen e nesërme, duke thënë se ne nuk mund të krahasohemi dot me një kombëtare si Anglia, apo edhe për shumë çështje të tjera, një ndër to edhe ajo e Brojës.
“Broja ishte i zhgënjyer për zëvendësimin ndaj Andorrës, por ka folur me të dhe gjithë grupin dhe e kemi zgjidhur këtë çështje. Në fakt Broja ka bërë mirë në disa ndeshje, si në atë ndaj Serbisë. Unë nuk fokusohem sesi luan një lojtar në rolin e tij, por më shumë si dhe sa ekulibron skuadrën.
Anglia është komplet nivel tjetër, mos e ngatërroni me ne. Nuk kanë pësuar gol, shpresojmë të pësojnë nesër. Anglia është ndër mesin e favoritëve për të fituar Botërorin. Ata aknë një trajner të madh si Thomas Tuchel. Do të jetë shumë e vështirë ndaj tyre nesër”, tha Sylvinho.
“Jam shumë krenar që jam trajner i Shqipërisë. Ndihem si në shtëpi këtu. Është e vështirë të bindësh lojtarët siç do. Të mos pësosh gola, nuk është vetëm punë e mbrojtjes, por e gjithë ekipit. Besoj se nesër do të kemi një ndeshje shumë të mirë”, shtoi braziliani.







