Sulmuesi Hugo Ekitike ishte një nga emrat që ndezi merkaton e fundit të transferimeve. Francezi, përfundimisht u transferua nga Eintracht Frankfurt te Liverpool për 95 milionë euro, por lista e pretendentëve ishte e gjatë.
Manchester United dhe Newcastle ishin gjithashtu ndër pretendentët kryesorë të “Reds”, por në fund, lojtari 23-vjeçar, zgjodhi të luante për Liverpool.
Duke komentuar këtë zgjedhje, ai tha: “Ata janë kampionët në fuqi të Premier League, kanë lojtarë të shkëlqyer dhe një histori fantastike”.
“Mendoj se ishte një mundësi e mirë për mua që të luaja për Liverpool, ndoshta më i miri. Kjo është arsyeja pse zgjodha të vij këtu”, deklaroi Ekitike.







