E kërkonte Juventus, mesfushori italian rinovon me Arsenal, Arteta: Lojtar unik

10 Maj 2024
8:52
Telesport
back button

Klubi i Arsenal njoftoi rinovimin e kontratës së mesfushorit Jorginho. Italio-braziliani, 33 vjeç, ka bërë 35 paraqitje deri më tani këtë sezon me një gol dhe dy asistime që kur zbarkoi në Londrën e Veriut në janar 2023.

Paraqitjet e tij të mira kanë bindur si trajnerin Mikel Arteta ashtu dhe klubi, që kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën edhe me një vit. Jorginho ka fituar mbi të gjithë, si tifozët ashtu edhe anëtarët e bordit të “topçinjve”, që i besojnë përvojës së tij.

Pas njoftimit për rinovimin, trajneri spanjoll Mikel Arteta u shpreh i gëzuar: “Jemi të lumtur që Jorgi ka nënshkruar kontratë të re me ne. Jorginho është një pjesë kaq e rëndësishme e ekipit tonë”.

Ai është një model me aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe një stil unik loje që i bën të gjithë rreth tij më të mirë në fushë. Jemi shumë të kënaqur që Jorginho dhe familja e tij janë përkushtuar ndaj nesh dhe të gjithë jemi të emocionuar për të vazhduar këtë rrugëtim së bashku”, tha më tej Arteta.

Kohët e fundit ishte përfolur për një rikthim të Jorginho në Itali, ku më së shumti ishte kërkuar nga Juventus. Gjithsesi, kampioni i Europës më Italinë katër vite më parë do të vijojë të luajë në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit