E KRYER: Holanda zgjedh trajnerin e ri, ish-tekniku i Interit merr drejtimin

23 Shtator 2020
20:08
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-trajneri i Interit, Frank de Boer, do të jetë zëvendësuesi i Ronald Koeman. Ish-tekniku i “Tulipanëve” la kombëtaren e tij për të nisur aventurën e re me Barcelonën.

De Boer përflitet prej kohësh se do të marrë drejtimin, por sipas De Telegraaf gjithçka është arritur dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. Palët kanë vendosur të bashkëpunojnë mes tyre deri në vitin 2022, pasi të mbarojë botërori i Katarit.

Trajneri i ri do të drejtojë skuadrën që në muajin tetor. Ai do ta nisë nga UEFA Nations League, aty ku do të luajë kundër Italisë më 14 tetor. Ndeshja e parë u humb në Holandë me rezultatin 0-1 pas golit të Barellas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit