Germán “El Mono” Burgos, ish-portier dhe ish-ndihmës i Simeones tek Atlético Madridi, u largua nga “Movistar” pas një deklarate të bujshme për Lamine Yamal, para ndeshjes së Champions-it mes PSG-së dhe Barcelonës: “Kujdes, nëse gjërat nuk i shkojnë mirë, do ta gjejmë te semafori”.
Kjo frazë shkaktoi polemika të mëdha. Pas ndeshjes, sipas Burgos, PSG dhe Barça vendosën të bojkotonin “Movistar”, duke mos dhënë intervista. Në një intervistë me Josep Pedrerol, ai shpjegoi: “Ishte një kompliment në formë shakaje. Doja të thoja se talenti i vërtetë shfaqet në rrugë”.
Burgos tha se kontaktoi familjen e Yamal dhe u takua me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Për momentin e takimit, kujton: “I thashë: ‘Jam Germán Burgos’. Ai më tha: ‘Mono, i dashur’. I kërkova të mos më quante Mono. Ai u tregua shumë i afërt dhe më ftoi në stërvitje për të parë Flick. Më tha se gjithçka ishte ekzagjeruar”.
☕ EL CAFELITO ☕
👉 El Mono Burgos habla de su frase sobre Lamine Yamal y el semáforo que provocó su salida de Movistar: "No me echaron. Me fui"
📺 Este jueves a las 15:30: https://t.co/LQHlVk055r pic.twitter.com/UWhfR8dmkz
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 11, 2025







