E paprecedentë! Depay humbet pasaportën, mbetet “peng” në Brazil. Nuk i bashkohet dot kombëtares

7 Tetor 2025
10:16
Alfred Lleshi
back button

Holanda po prisnte mbërritjen e Memphis Depay në grumbullimin që nisi dje, por sulmuesi nuk u paraqit me pjesën tjetër të skuadrës pasi nuk ka pasaportë (i ka humbur), ndaj nuk mund të largohet nga Brazili. Atij nuk i lejohet të hipë në avion pa dokumentin e nevojshëm për t’u rikthyer në Europë, ndaj kombëtarja i filloi përgatitjet pa të.

Kjo e lë në pikëpyetje pjesëmarrjen e sulmuesit në dy ndeshjet e ardhshme. Trajneri Ronald Koeman shpjegoi: “Është një situatë që nuk varet nga ne. Shpresojmë të bashkohet sa më shpejt me kombëtaren”. Rasti në fjalë i detyroi holandezët të rishikonin planet për ndeshjet ndaj Maltës dhe Finlandës, kualifikuese të Botërorit 2026.

Depay pritej të luante titullar në të dyja ndeshjet, por do ta humbasë të paktën të parën, pasi ka më pak kohë për stërvitje. Sulmuesi i Corinthians u përpoq të hipte në avion, por pa pasaportë nuk ishte e mundur. Koeman shpreson që udhëtimi të shtyhet vetëm përkohësisht, pasi Depay ka kërkuar një dokument emergjent identifikimi, që pritet të lëshohet shpejt nag autoritetet holandeze.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit