“E pashpjegueshme, në garë motori nuk funksionon si gjatë provave”

15 Shtator 2020
9:33
Telesport
back button

Në 9 garat e fundit që është nisur nga “pole position” asnjëherë nuk ka arritur të fitojë. Një statistikë e hidhur për pilotin spanjoll të Yamaha, Maverick Vinales , që edhe në garën e fundit në San Marino u nis nga “pole” dhe doli i gjashti.

E gjithë fundjava ka shkuar mirë, duke patur një ritëm shumë të shpejtë në prova. Gjithsesi, kur erdhi gara, motori Yamaha M1 nuk funksiononte më. Është e vështirë ta shpjegosh këtë gjë”, tha Maverick Vinales.

Nuk është çështje psikologjike, pasi të shtunën vendosa rekordin e pistës. Ky motor, me motorin plot me karburant, është i vështirë për t’u pilotuar: Nuk kemi shpejtësi në kthesë dhe luhatet në pistë. Nuk arrij t’i marr maksimumin”, tha Vinales.

Në fundin e garës, me pak benzinë, gjërat shkojnë më mirë, por në pjesën e parë kemi të njëjtat probleme. Motori rrëshqet shumë dhe nuk kemi ritmin që kemi gjatë ditës së premte dhe të shtunë. Nuk e kuptoj”, tha Vinales.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit