Eintracht Frankfurt merr fitoren e dytë rresht dhe kryesimin, Leverkusen e pëson në fund (video)

30 Gusht 2025
17:33
Telesport
back button

Kanë përfunduar ndeshjet e orës 15:30 në Bundesligë, të vlefshme për javën e dytë. Eintracht Frankfurt ka marrë fitoren e dytë bindëse rresht, duke fituar 1-3 në transfertë ndaj Hoffenheim. Golat për “Shqiponjat” u shënuan nga Ritsu Doan 17′, 27′ dhe Uzun 51′. Për vendasit shënoi golin e nderit Promel 90+1. Në fushë për Hoffenheim ishin nga minuta e parë dhe dy yjet e Kosovës, Fisnik Asllani dhe “prurja e re” e Dardanëve, Leon Avdullahu. Me këtë fitore, Eintracht Frankfurt udhëheq përkohësisht kreun, me 6 pikë të plota në 2 ndeshje. SHIKOGOLAT

Edhe pse në avantazh të dyfishtë, Leverkusen ka dalë vetëm me një pikë nga transfertë ndaj Werder Bremen, sfida u mbyll 3-3. Për Leverkusen shënuan Patrik Schik 5′, 64′ me penallti dhe Tillman 35′. Për vendasit, dy gola shënoi Romano Schmid 44′ me penallti dhe 76′ dhe Karim Coulibaly barazoi shifrat në minutën e 94-të . SHIKOGOLAT

Në ndeshjet e tjera, Leipzig fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Heidenheim, ndërsa Stuttgart fitoi 1-0 ndaj Borussia Monchengladbach. Në orën 18:30, luhet sfida e fundit për sot mes Aubsburg dhe Bayern.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit