Elon Musk përgatitet për duelin ndaj Zuckerberg, afron në stafin e tij legjendën e MMA-së

10 Korrik 2023
10:11
Telesport
back button

Mark Zuckerberg, themelusesi i “Facebook”, mund të ketë më shumë përvojë në artet marciale se Elon Musk (pronari i Twitter), por ky i fundit po bën lëvizjet e para për të qenë gati për duelin që dy miliarderët pritet të zhvillojnë në artet marciale mikse.

Javën e kaluar, Musk u pa duke u stërvitur me podkasterin dhe brezin e zi brazilian në Jiu-jitsu Lex Fridman. Por s’ka mbauar këtu. Musk ka ndarë palestrën edhe me kampionin tjetër brazilian të jiu-jitsu, John Danaher dhe mbi të gjitha me legjendën e MMA-së, personin e konsideruar si më të madhin e të gjitha kohërave, Georges St. Pierre.

Pra, Musk nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë dhe fakti që ka afruar në stafin e tij disa nga yjet e arteve marciale mikse tregon për seriozitetin e tij. Sidomos prania e Georges  St.Pierre është e rëndësishme, pasi kanadezi ka qenë dhe mbetet një ikonë e UFC-së.

Ndërsa Zuckerberg u pa së fundmi duke u stërvitur me kampionin botëror të BJJ, Mikey Musumeci, kështu që edhe ai nuk është plotësisht i vetëm. Atij i është ofruar gjithashtu stërvitje elitare MMA nga ish-kampionët e botës, kështu që kjo sfidë do të jetë e jashtëzakonshme, pasi edhe më të mirët po rikthehen në kafaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit