Po luhet në “Tarczynski Arena” në Wrocław në Poloni finalja e Conference League mes Betis dhe Chelsea-s. Finalja është zhbllokuar shpejt dhe janë andaluzianët ata që kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 9-të.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Betis gjen golin me Ezzalzouli, i cili shënoi me një goditje të bukur brenda zonës pas super asistit të Isco-s. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për spanjollët.
Barazimi i londinezëve ka rdhur në minutën e 65-të, ku pas një aksioni të bukur dhe kombinimit perfekt, mes krosimit të Cole Palmer dhe goditjes me kokë të Enzo Fernandez, “Blutë” barazuan shifrat.
Në minutën e 70-të, sërish Cole Palmer protagonist, pasi kalon kundërshtarin, asiston bukur Brenda zonës për Nicolas Jackson, i cili dërgon topin me kokë në rrjetë dhe kalon “Blutë” në avantazh.







