Dëmtimi i Boniface ishte gjëja më e mirë që mund t’i kishte ndodhur Patrik Schick.
Sulmuesi çek në qendër të projektit të Bayer Leverkusen po kalon disa javë të shkëlqyera, me një rezultat që do ta kishte zili edhe Harry Kane, me një gol çdo 51 minuta në 7 ndeshjet e fundit.
Ai po shijon momentin duke kërkuar gjithnjë e më shumë nga vetja, edhe pas dygolëshit që shënoi dje ndaj Borussia Dortmundit. Ndërsa Xabi Alonso nuk i ka kuryser elozhet.
“Nuk ishin vetëm golat. Ai punoi shumë për ekipin. Golat janë pasojë e lidhjes së tij me lojën. Ne shohim një Patrik fantastik, me një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar. Ne kemi nevojë për këtë,” tha trajneri spanjoll.
Schick, i cili në tetor dhe nëntor hoqi dorë nga grumbullimi me kombëtaren për t’u rikthyer në formë, është rimëkëmbur vetë.







