EURO 2020: Belgjika e mbyll me goleadë, fitojnë edhe polakët

19 Nëntor 2019
22:46
back button

Belgjika ka shkatërruar Qipron me rezultatin e thellë 6-1 në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Euro 2020. Belgët e kanë mbyllur në mënyrë të përsosur, duke marrë fitoren e dhjetë në po aq ndeshje, me 40 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.

Qipriotët kanë befasuar me golin e Ioannou, por Benteke ka barazuar rezultatin përpara se dopieta e De Bruyne të normalizonte situatën. Carrasco ka shënuar pak para pushimit, ndërsa në pjesën e dytë autogoli i Christoforou ka thelluar akoma më tepër rezultatin. Golin e fundit e ka shënuar Benteke, i cili më në fund po sheh dritë në fund të tunelit pas një periudhe jo të mirë me klubin e tij.

Rusia ka fituar ndeshjen e saj 5-0 ndaj San Marinos dhe mbetet në vend të dytë. Ndërsa Skocia ka mposhtur Kazakistanin me rezultatin 2-1. Polonia ka mposhtur 3-2 Slloveninë dhe e ka mbyllur në krye të grupit G. Austria është mposhtur 1-0 nga Letonia cila ka marrë tri pikët e para të kualifikueseve. Maqedonia e Veriut ka mposhtur 1-0 Izraelin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit