Euro 2020, Mancini: Short i pranueshëm për Italinë, por duhet kujdes

2 Dhjetor 2018
14:21
Telesport
back button

Trajneri  i kombëtares së Italisë në futboll, Roberto Mancini, ka mbetur i kënaqur nga shorti i elimintoreve të Euro 2020 hedhur sot në Dublin. Kombëtarja “azzurre” është pozicionuar në Grupin J së bashku me Bosnjë-Herzegovinën, Finlandën, Greqinë, Armeninë dhe Lihtenshtein, një short i pranueshëm. “Short i mirë, e rëndësishme ishte të evitonim përballjen me Gjermaninë. Them se gjërat shkuan mirë, por në të gjitha ndeshjet ne do të luajmë për t’i fituar ato”, tha Mancini.

Në letër duket një grup i mirë, por jo çdo gjë varet nga ne. duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë, pasi objektivi ynë është kualifikimi në Europian. Rivali më i vështirë? Besoj se Bosnja, pasi ka lojtarë që luajnë anembanë Europës dhe që i njohim mirë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Suedia? Ndaj cilitdo ekipi të luajmë nuk do ta ndryshonte objektivin tonë. E rëndësishme është të përmirësohemi dhe mendoj se kjo kombëtare mund të rikthehet protagoniste në futboll. Lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë, pasi Italia meriton të jetë në majë. Ky grup mund të ketë një të ardhme. I rikthyem entuziasmin tifozëve tanë dhe nga dita në ditë përpiqemi të përmirësohemi”, tha Mancini.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit